Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të vokalistit të grupit legjendar “Ilirët”, Shemsi Krasniqi – Shemi, ka prekur artdashësit dhe komunitetin artistik, duke sjellë reagime të shumta ngushëllimi.
Por, mes mesazheve të dhimbjes, një reagim i ashpër nga Hajrush Behluli, bashkëshorti dhe menaxheri i këngëtares Shkurte Fejza, ka tërhequr vëmendjen, duke rihapur një plagë të vjetër lidhur me autorësinë e hitit mbarëkombëtar “Xhamadani vija-vija”.
Në një postim të portalit “IndeksOnline” në Facebook lidhur me vdekjen e këngëtarit, Hajrush Behluli ka ndërhyrë përmes komenteve për të saktësuar atë që ai e quan “dezinformim” lidhur me këngën ikonike.
Edhe pse e nisi komentin me ngushëllime për familjen, Behluli theksoi prerazi se Shemi nuk ishte autori i këngës:
Vazhdon nē koment

Kush është autori i vërtetë i “Xhamadani vija-vija”?
Përplasja mes “Ilirëve” dhe Shkurte Fejzës është e hershme dhe buron nga fakti se të dyja palët e kanë identifikuar karrierën e tyre me këtë këngë
E vërteta historike dhe artistike është se kënga “Xhamadani vija-vija” është kompozuar nga mjeshtri Zef Çoba me tekst të Alfred Çapalikut.
Kënga u këndua fillimisht dhe u popullarizua nga Shkurte Fejza në Festivalin e Gjirokastrës, duke u bërë një himn për shqiptarët e Kosovës në kohë të vështira.
Megjithatë, versioni “rock” i sjellë nga grupi “Ilirët” dhe Shemi mori një popullaritet të jashtëzakonshëm.
Ky dyzim shpesh ka krijuar konfuzion te publiku i gjerë se kush është pronari legjitim i suksesit të këngës, një debat që mesa duket, vazhdon të jetë i ndezur edhe në ditën e ndarjes nga jeta të Shemit. /Prive By Liberta Spahiu

