back to top
October, 24, 2025
spot_img
BallinaLajme“Kërko një javë kohë”, Xhafer Tahiri publikon bisedat me Abdixhikun: Marrëveshja nuk...

“Kërko një javë kohë”, Xhafer Tahiri publikon bisedat me Abdixhikun: Marrëveshja nuk bën të bëhet publike

- Advertisement -

Xhafer Tahiri, që humbi në zgjedhjet e 12 tetorit, ka thënë se LDK ishte në dijeni për planifikim për të lidhur koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka sjell edhe disa biseda si dëshmi.

“Po më thonë që po doni me i ba marrëveshjen publike, nuk bën asnjë marrëveshje të bëhet publike”, shkruan Abdixhiku në bisedat e publikuara.

Më pas Abdixhiku i kërkoi kohë një javë shtesë sepse nuk mund të lidhin marrëveshje.

“Marrëveshjen me Vushtrrinë e kam bërë për qytetarët në radhë të parë. Arsyeja është e thjeshtë se në pushtet që një kohë është PDK, që ka qeverisë keq dhe ka sjell shtangim atje. Kjo nuk lidhet me asnjë komunë tjetër dhe nuk afekton asnjë komunë tjetër. Këtë marrëveshje se kam bërë në kokë me vete, jam konsultuar me themeluesit e degës në Vushtrri, jam konsultuar me asamblistët. Nuk do kem asnjë pozitë atje, madje as në kuvend komunal nëse më lejohet. Marrëveshja ka ardhur kësisoj kryetari Abdixhiku, më ka pyetur a kemi ofertë, i kam thënë po nga VV, më tha a mundemi më fitu i kam thënë po”, tha Tahiri në Kanal 10.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -