Home Featured Kërkesat e Gjermanisë për CEFTA e Tregun Rajonal, Bislimi për bisedën me Sarrazin: Folëm për futboll

Kërkesat e Gjermanisë për CEFTA e Tregun Rajonal, Bislimi për bisedën me Sarrazin: Folëm për futboll

0
Kërkesat e Gjermanisë për CEFTA e Tregun Rajonal, Bislimi për bisedën me Sarrazin: Folëm për futboll

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin kanë zhvilluar një takim në kuadër të punimeve të Forumit Ekonomik Gjermano-Kosova.

Pas takimit, kur u pyet se për çka kanë diskutuar, Bislimi tha se për futboll.

Kur gazetarët insistuan që të marrin më shumë detaje duke e pyetur se a prodhoi ndonjë rezultat takimi dhe se a është diskutuar për CEFTA’n, Bislimi tha “nuk kena pasë rezultate këtu, kena diskutu”.

Dje kryediplomatja gjermane Annalena Baerbock ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Berlin.

Ministrja gjermane ka thënë se integrimi rajonal në Ballkanin Perëndimor kërkon progres sa i përket CEFTA-s dhe në procesin e normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Express.

“Gjermania shoqëron Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së. Integrimi rajonal në dhe me Ballkanin Perëndimor kërkon përparim në CEFTA dhe normalizim mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është ajo që Baerbock dhe Presidentja Vjosa Osmani kanë diskutuar sot në Berlin”, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here