Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.
Lajmin për Ballkani.info e konfirmua zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
“Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Parku i Biznesit). Njësiti policor, që i është përgjigjur rastit, njofton se në aksident janë përfshirë tri vetura, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Krasniqi./ Ballkani.info/