Këngëtarja Xhensila Myrtezaj e ka nisur ditën e sotme mbase më herë se që është mësuar gjatë sezonit veror.
Kjo pasi që sot, vajza e saj dhe ish burrit, Bes Kallaku, nisi rrugëtimin e saj shkollor.
E një dedikim nuk mungoi nga Xhensila.
“Mami do jetë me ty në çdo hap tëndin. Do jem aty për të duartrokitur çdo sukses tëndin. Tek te shoh duke u rritur, ndihem e bekuar, ndihem nënë dhe grua e përmbushur”, shkroi artistja pos tjerash.
E në fotografinë që Xhensila postoi, Ajka shfaqet me një çantë shkolle të markës luksoze Dolce & Gabbana.
Ne u interesuam ta dimë se sa kushton, dhe një çantë diçka diçka e ngjashme me atë të Ajkës, madje pak më e thjeshtë, kap shifrën e afro 500 eurove.