back to top
December, 21, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendi“Kam humbur shikimin në të majtë”, biznesmeni tregon gjendjen e tij pas...

“Kam humbur shikimin në të majtë”, biznesmeni tregon gjendjen e tij pas aksidentit

Biznesmeni i njohur Kristian Boçi ka humbur shikimin në njërin sy, pas aksidentit të rëndë me makinë në afërsi të Lushnjes.

Boçi ka ndarë me ndjekësit një video nga spitali, ku falenderon Zotin, teksa thotë se dy fëmijët që ishin me të në makinë, janë në gjendje të mirë.

“Zotit i qofsha falë. Vërtet kam humbur shikimin në të majtë por gjithmonë me shpresën që do më vijë. Faleminderit Zotit që më ka ruajtur dy fëmijët dhe ata janë mirë. Faleminderit çdo mesazhi, që unë e kam të pamundur se tani i pashë, që t’i kthej përgjigje. Ruajeni shëndetin, shëndeti i rëndësishëm. Faleminderit të gjithë doktorat e Spitalit Usharak që kanë bërë të pamundurën”, thotë biznesmeni Boçi në mesazhin e tij, teksa dallohet se aksidenti i ka shkaktuar probleme të shumta me shëndetin.

Boçi u aksidentua në afërsi të fshatit Golem. Automjeti tip Mercedez “GLE” me targa “AA 334 RP” humbi kontrollin, dyshohet nga shpejtësia e madhe, pasi kaloi barrierat e hekurta duke përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit