back to top
October, 23, 2025
spot_img
BallinaLajme“Ka të lënduar” – Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim...

“Ka të lënduar” – Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

- Advertisement -

Shperndaje

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, rreth orës 08:05.

Sipas pamjeve të siguruara nga Arbresh.info në aksident është përfshirë nj veturë dhe një kamion.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për Arbresh.info se si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 08:05, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e trafikut (autostradës), njofton se në autostradën për Shqipëri, drejtimi Prishtinë-Prizren (km i 25), ka ndodhur aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi./Arbresh.info

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -