Regjisori Ergys Lubonja ka qenë i ftuar në “Wake Up”, ku ka folur për fituesen e këtij edicioni të BBV.
“Eglën e kam patur kolege në Akademinë e Arteve e njoh që në vitin e largët ’97. Mendoj që ka qenë lojtare realisht, e ka luajtur shumë fort këtë Big Brother. Egla ka qenë reale. Është ashtu”, tha Lubonja.