back to top
December, 21, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendi“Ka bllokadë, por unë kalova”- Qytetari serb kalon nga Serbia në Kosovë...

“Ka bllokadë, por unë kalova”- Qytetari serb kalon nga Serbia në Kosovë përmes Jarinjes

Gjendja në pikën kufitare në Jarinje vazhdon të jetë e qetë dhe stabile, ndërkohë që vetëm një numër i vogël i qytetarëve serbë janë mbledhur në pjesën e territorit të Serbisë duke bllokuar rrugën që dërgon për në Kosovë.

Disa nga qytetarët kryesisht serbë, të cilët po hynin me automjete nga Serbia kanë treguar se gjendja është e qetë dhe se nuk ka probleme të theksuara.

“Ka bllokadë, por unë kalova. Nuk e di. Ka tabela të huaja të kamionëve, ka njerëz me transparente…”, ka thënë një qytetar me emrin Darko.

Një tjetër qytetar i komunitetit serb që po ashtu vinte nga Serbia, ka treguar se vetëm një numër i vogël serbësh janë mbledhur në Rudnicë./KP/

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit