Pasi rrjeti gumëzhiu me rastin e ikonës shqiptare, Parashqevi Simaku e kush kishte mundësi dhe e ka vizituar atë nga afër, aktori i njohur Jul Deda ka shpërthyer ndaj kësaj “dashurie” që jepet sa për vëmendje.
Nëpërmjet një Instastory, Radar.al raporton se aktori ironizon se më përpara disa persona nuk e njihnin ndërsa sot artistë, këngëtarë e analistë gjenden pranë saj duke darkuar e duke ndarë foto me të nëpër rrjet.
Sipas Julit e gjitha kjo bëhet vetëm për pak vëmendje në rrjet.
“Ka dalë një metodë e re se si të rrisim folloëersat dhe like e viewersat në Instagram e TikTok sidomos në Instagram. Është krejt e thjeshtë duhet të jesh 16 vjeç e sipër se nuk udhëton dot, të kesh një pasaportë normale, të kesh një vizë ameraikane. Duhet të presësh një biletë në New York dhe tako Parashqevi Simakun dhe bëj me të ose një foto ose një video ose këndo gjysmë kënge gjysmë vargjesh. Dhe a di si do të rritet shikueshmëria. Këtë po e bëjnë shumë, artista këngëtarë e analistë të cilët nuk iu ka ra ndërmend për Parashqevinë po nisen sot marrin avionin e hanë dreka e darka me Parashqevinë si e si të bëhen viral në rrjet. Bravo Parashqevia” u shpreh aktori.
Ndërsa aludimet në rrjet janë të shumta se Jul Deda ironizon haptazi bzinesnmenin Elton Ilirjanin së bashku me motrën e tij, Julia Ilirjanin.
Ju kujtojmë se me këtë të fundit Jul Deda ka patur përplasje të ashpra gjatë pjesëmarrjes së tyre në “BBVA3”.