back to top
December, 9, 2024
spot_img
BallinaMusicJonida Maliqi i përgjigjet ish-bashkëshortit: Çfarë kam toleruar më parë…

Jonida Maliqi i përgjigjet ish-bashkëshortit: Çfarë kam toleruar më parë…

Gent Prizreni publikoi disa dokumente dhe fatura bankare që vërtetojnë se ka derdhur shuma të caktuara në llogarinë e Jonida Maliqit, duke i dhënë përgjigje pretendimeve të saj.

Ai e ka mbështetur qëndrimin e tij me prova konkrete që sipas tij, tregojnë se ka përmbushur detyrimet e tij financiare kundrejt djalit të tyre.

Megjithatë, këngëtarja nuk ka mbetur pa reaguar. Pasi ai publikoi faturat, Jonida u shpreh në rrjetet e saj sociale, duke lënë një mesazh që duket se ka pasur një qëllim të drejtpërdrejtë.

“Çfarë kam toleruar më parë, nuk do e toleroj sërish dhe jam e vendosur në këtë! Mbaj mend tetor 2022 deri në mars 2023,” shkroi Jonida, duke lënë të kuptohet se ka kaluar një periudhë të vështirë, dhe se nuk do të lejojë më të tolerojë sjellje që nuk janë në interesin e djalit të saj.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit