back to top
December, 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendi“Jam e bindur në pafajësinë e prindit dhe vëllaut tim”, reagon vajza...

“Jam e bindur në pafajësinë e prindit dhe vëllaut tim”, reagon vajza e Tashollit që u arrestua pas vetëvrasjes së të riut

Asamblistja e LDK-së në Lipjan, Albiona Tasholli, babai dhe vëllai i të cilës janë ndaluar e dyshohen për veprat penale “Shtytja në vetëvrasje” dhe “Fajdeja”.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se është e bindur se familjarët e saj janë të pafajshëm.

“Jemi të pastër para Zotit dhe do të dëshmohemi të pafajshëm edhe para ligjit. E vërteta, pa dyshim që do të dalë në dritë”.

“Ndërkohë që përjetoj presion psikologjik nga mediat me akuza të rreme, betohem se do të vijë dita kur do të ballafaqohem edhe me ju para organeve të drejtësisë! Gjithsesi, mendoj që nuk duhet të flitet fjala e fundit e para! Sqarimi im i fundit për këtë rast! Po jemi të pafajshëm!”, ka thënë Tasholli.

Në lidhje me rastin në kërkim është edhe një person i tretë, i cili nuk ishte hasur nga policia. Klankosova.tv mëson se të arrestuar janë S.T dhe A.T (babë e bir). Këta të dy dyshohen se kanë lidhje me rastin që ndodhi dje në Graçanicë. Aty, gjatë ditës së djeshme u gjet i vdekur një burrë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit