Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Jarinje dhe te Dheu i Bardhë po pritet mbi 2 orë.
Në Bërnjak pritjet vijojnë deri në 1 orë e gjysmë, ndërsa në Muçibabë deri në 35 minuta.
Edhe në Merdarë ka fluks të pritjeve deri në gjysmë ore.