back to top
June, 4, 2025
spot_img
BallinaShow BizzJa ku arratiset Danja me partnerin

Ja ku arratiset Danja me partnerin

- Advertisement -

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Danja Koka, ka njoftuar ndjekësit se ka marrë disa ditë pushimi për të kaluar kohë larg zhurmës dhe angazhimeve të përditshme.

Me anë të disa postimeve të ndara me fansat, Danja ka treguar se ndodhet në një vend me diell dhe det e që nuk është vetëm.

Nga imazhet dhe videot e publikuara në Instagram, vihet qartë se ajo po i kalon këto ditë relaksi në shoqërinë e partnerit të saj, me të cilin duket më e lumtur se kurrë. Çifti kanë zgjedhur bregdetin e jugut të Shqipërisë si destinacionin e tyre për këtë arratisje romantike për të shijuar qetësinë, shkruan “Kosovarja”.


Pavarësisht famës dhe vëmendjes mediatike që e shoqëron pas pjesëmarrjes në Big Brother, Danja duket se po e shijon këtë periudhë në mënyrë mjaft private dhe të qetë.

Danja Koka

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -