Teksa ndodheshin në dhomën e gjumit, Françeska Murati dhe Meriton Mjekini kanë ‘thumbuar’ Julian Dedën për shoqërinë që ka krijuar në “Big Brother VIP3”.
Modelja dhe moderatori shprehen se shoqëria e tyre është e vetmja që i ka mbijetuar këtij edicioni të tretë të reality show-t. Ndërkohë pyesin aktorin se ku i ka shoqet dhe ai u thotë “Heidi Bacin”.
Por ata të dy i kthehen duke i thënë se ajo është në grup me Romeo Veshaj, e Juli e ka gati përgjigjen: “Grup është tjetër gjë, po them shoqe që nga dita 2”.