back to top
December, 19, 2024
spot_img
BallinaShow Bizz“Ishte tërmet 7 ballë”, Dalina Buzi flet për herë të parë për...

“Ishte tërmet 7 ballë”, Dalina Buzi flet për herë të parë për divorcin

Gazetarja Dalina Buzi ishte e ftuar në podcastin e moderatores Alketa Vejsiut, ku foli për divorcin.

Ajo tregoi se u përpoq të mblidhte veten, pasi e dinte se nuk kishte më kthim pas.

“Ra një tërmet, ishtë një tërmet i madh. Ai moment është tërmet 6-7 ballë dhe secili duke mbledhur ato copat e veta, dikush pak më gjatë, dikush pak më shkurt, por u ndje që ishte mbyllja, u ndje që nuk kishte kthim mbrapa. Sado që ti të jesh i përgatitur, ta dish, ta ndjesh se marrëdhënia nuk është mirë, sërish është si çështja e vdekjes: Të thotë doktori ke tre muaj jetë, por ti nuk e di nëse do vdesësh të mërkurën në orën pesë apo të martën në orën dy të mëngjesi. Ti nuk je kurrë e përgatitur për vdekjen, siç nuk je e përgatitur për ditën që realisht e sheh që u trondit themeli, plasi tërmeti dhe nuk ke çfarë të bësh më. Do kthehesh prapë të nesërmen, por nuk e vazhdon dot më se nuk ka krisje, ka çarje të mëdhaja, hendeqe”, tha ajo.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit