Ka vdekur Alajdin Sulejmani, 30-vjeçari nga Haraçina, i cili ishte plagosur sot gjatë ditës nga arma e zjarrit në afërsi të Stacionit Policor në Bit Paza në Maqedoni të Veriut.

Siç raporton Koha.mk, persona të paidentifikuar tani për tani, kanë gjuajtur disa plumba me pistoletë në drejtim të 30-vjeçarit i cili kishte marrë plagë në kokë, gjoks e pjesë tjera të trupit.
Alajdini ishte dërguar me urgjencë në Klinikat e Shkupit.
Policia po heton nëse të shtënat e sodit kanë lidhje me një zënkë fizike mes dy grupeve rreth dy javë më parë.