back to top
November, 21, 2024
spot_img
BallinaShow Bizz“Ishim si macja me miun”, Efi Dhedhes tregon për herë të parë...

“Ishim si macja me miun”, Efi Dhedhes tregon për herë të parë pse u zu me Mikelën

Efi Dhedhes ka treguar për herë të parë se përse u kris miqësia e saj me Mikelën, duke u shprehur se shoqëria e tyre nuk ekziston më.

Teksa ishte e ftuar në ‘Goca dhe Gra’, ajo pohoi se ziheshin shumë, si macja me miun. Po ashtu ajo pranon se e ka uruar për shtatzëninë.

“Disa njerëz duhet t’i duash, t’i vlerësosh për aq kohë sa i ke. Dhe për sa kohë gjërat tuaja nuk përshtaten më me njëri-tjetrin, atëherë është momenti të ndaheni dhe secili të shohë jetën e tij. Do ta lidhim pak me përse nuk themi dot jo. Ky është pak defekti im si individ. Mund ta lidh dhe me shoqërinë. Nuk kam ditur ndonjëherë të them jo. Nuk u zumë. Thjesht kemi diskutuar dhe kemi kuptuar që nuk përshtatemi aspak fare. Ziheshim shumë shpesh, ishim si macja me miun. Ndodhte gjithë kohës që kishte hatërmbetje, qoftë nga ana ime, qoftë nga ana e saj. Dolëm në një konkluzion që nuk mund të jemi më shoqe. Nuk jemi parë më të them të drejtën. Nga Instagram-i unë nuk kam hequr njeri. Shtatzëninë? Patjetër që e kam uruar Mikelën. Kam qenë te ‘baby-gender’. Kam qenë aty. Nuk heq dorë kollaj nga njerëzit”, u shpreh Efi në “Goca dhe Gra””, tha Efi.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit