back to top
July, 9, 2025
spot_img
BallinaLajmeIsh-këshilltari i Thaçit: VV po kërkon dënim me burgim të përjetshëm për...

Ish-këshilltari i Thaçit: VV po kërkon dënim me burgim të përjetshëm për krerët e UÇK-së në Hagë

- Advertisement -

Ish-këshilltari i Thaçit, Artan Behram reagoi pas deklaratës së Kurtit për Thaçin e Veselin, transmeton Demos.

“VV po kërkon dënim me burgim të përjetshëm për krerët e UÇK-së në Hagë”, shkroi ai ndër tjerash në reagim.

Reagimi i plotë:

Po e shoh që VV-ja është e pakënaqur me kushtet e paraburgimit të krerëve të UÇK-së.

Ata po kërkojnë izolimin total, deri në jetësimin e dëshirës së tyre përfundimtare, që është dënimi me burgim të përjetshëm!

Dezinformatat e Albinit dhe VV-së vijnë në një kohë kur Prokuroria e Gjykatës Speciale është në kërkim të shfrytëzimit të deklaratave të reja për t’i përdorur kundër krerëve të UÇK-së, njëjtë siç ka vepruar tash e pesë vitet e fundit.

Gënjeshtrat e Kurtit dhe VV-së janë identike me ato të Prokurorisë së Gjykatës Speciale. Shqetësimet e Kurtit janë të njëjta me qëllimet politike të kësaj gjykate!

Por, Kurti e ka një zor të madh. E kuptoj! Nuk e ka lehtë!

Epoka e errët e tij po perëndon, sepse dielli po lind përsëri!

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -