Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj, do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Mavraj ka aderuar në subjektin politik “Lista për familje” dhe do të jetë pjesë e listës zgjedhore.
Në një prononcim për GazetaDemos lajmin e ka konfirmuar edhe Eman Rrahmani i cili deklaroi se Mavraj do jetë edhe pjesë e listës zgjedhore.
“Po është e vërtetë. Mërgimi është pjesë e “Listës për familje” ”, ka thënë Rrahmani për Demos.