Futbollisti legjendar italian Filippo Inzaghi, u martua këtë javë në Formentera, ishulli më i vogël spanjoll në grupin e Ishujve Balearik.
Në Formentera, Inzaghi u martua me Angela Robusti, një partnere 16 vjet më e vogël nga ai, e cila merret me organizimin e dasmave.
E njohura Pippo dhe Angela janë bashkë prej shtatë vitesh dhe janë prindër të Edoardos 3-vjeçare dhe Emilias, e cila është njëvjeçare dhe tashmë kanë vendosur të kurorëzojnë lidhjen e tyre duke u martuar.
Ata ftuan miq dhe të afërm në ishullin spanjoll për të bërë dolli për dasmën e tyre, e cila do të zhvillohet zyrtarisht më 24 qershor në Salerno të Italisë.
Siç shkruajnë mediet italiane, të porsamartuarit janë duartrokitur nga fytyra të shumta të njohura, e mes tyre edhe ish-shokët e skuadrës së Inzaghit, futbollistët legjendar Christian Vieri, Massimo Oddo, Massimo Ambrosini, Giuseppe Pancaro, Roberto Baronio dhe sigurisht vëllai i tij Simone Inzaghi, i cili. tani është trajner i Interit.
“Dilja rrallë, nuk e di si shkova në festë atë natë. E vura re menjëherë, jo vetëm se ishte e bukur, por edhe se ishte e vetmja, përveç meje, që kishte një gotë me ujë në dorën e saj. Pas disa pijeve, ajo erdhi me mua, pas dy fëmijëve dhe një bashkëjetesë të mirëfilltë, ishte koha për t’u martuar”, tha Inzaghi.