Ish-deputeti i Vetëvendosjes, tashmë kandidat për deputet nga Koalicioni Lista për Familje, Eman Rrahmani ka reaguar pas deklaratës së së tashmë presidentit Donald Trump, i cili tha se “në SHBA do të ekzistojnë vetëm dy gjini: gjinia mashkullore dhe gjinia femërore”.

Rrahamni shprehu bindjen e tij se populli i Kosovës do t’i bëjë pjesë të Kuvendit, pasi do ta çojnë përpara kauzën e njëjtë si në SHBA.

“Dijeni mirë se edhe në Kosovë do të ketë vetëm dy gjini, mashkull dhe femër, për këtë arsye populli ynë do të vendos që Koalicioni për Familjen të jetë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.