back to top
September, 8, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiIronizon Kastrati: Qytetarët me këto 6 euro e 80 centë duhet të...

Ironizon Kastrati: Qytetarët me këto 6 euro e 80 centë duhet të blejnë vezë dhe t’i godasin qeveritarët e zhytyr në krim e korrupsion

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ardian Kastrati, ka reaguar pas ligjit të ri për tatimin në paga ku të gjithë të punësuarit përfitojnë 6 euro e 80 cent më shumë në paga.

Kastrati në një prononcim për GazetaBlic, thotë se askush më shumë se kjo qeveri nuk i ka nënçmuar qytetarët.

Tutje ai potencon se të gjithë qytetarët që po përjetojnë varfëri ekstreme, me këto 6.8 euro duhet të blejnë vezë dhe ti godasin qeveritarët e zhytyr në krim e korrupsion.

Sipas tij kjo është një fyerje për qytetarët e Kosovës.

“Kjo është nëpërkëmbje e dinjitetit të qytetarit. Askush më shumë se kjo qeveri nuk i ka nënçmuar qytetarët. Të gjithë qytetarët që po perjetojnë fukarallëkun ekstrem, me këto 6.8 euro duhet të blejnë vezë e ti godasin qeveritarët e zhytur në krim e korrupcion. Kjo është fyerje për qytetarët”, tha ai.Deputeti thekson se pas rritjes së çmimit të rrymës dhe të produkteve ushqimore si mund të përballohet shporta familjare me 6.8 euro rritje rrogash.

“Me 100% rritje të çmimit të rrymës, me mbi 50% rritje të çmimeve të produkteve ushqimore dhe me inflacion të lartë dyshifror si mund të përballohet shporta familjare me 6.8 euro rritje rrogash?Mediet raportuan që vetëm kabineti i atij ministrit Peci kishte shpenzuar mbi 20.000 euro për pije, kafe, etj.Këta ishin kulmi i paturpesise!”, përfundoi ai.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit