back to top
July, 9, 2025
spot_img
BallinaLajmeIPK del me komunikatë për vdekjen e qytetarit në Lipjan: Do ta...

IPK del me komunikatë për vdekjen e qytetarit në Lipjan: Do ta hetojmë reagimin policor

- Advertisement -

Lidhur me vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan, Inspektorati Policor i Kosovës ka dalë me një komunikatë për media.

Në të thuhet se IPK për rastin është njoftuar në orët e hershme të mëngjesit, dhe se zyrtarët policor kishin reaguar në incidentin në fjalë në rrugën “Haradin Bajrami”.

“Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar sot në orët e hershme të mëngjesit nga Policia e Kosovës lidhur me një incident që kishte ndodhur pas mesnatës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan . Zyrtarët e Policisë së Kosovës kishin reaguar në këtë incident pas pranimit të informacionit për një person të dyshuar në rrugën ‘Haradin Bajrami’ në Lipjan i cili më vonë ishte raportuar se ka vdekur”, thuhet në komunikatë.

Tutje IPK thotë se “njësitet relevante hetimore policore si dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes kurse trupi i pajetë i personit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”

Rasti po trajtohet si “hetim mbi vdekjen”.

“Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë incident”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -