back to top
August, 2, 2025
spot_img
BallinaLajmeIPK arreston një zyrtar policor, u rrah me kolegun e tij

IPK arreston një zyrtar policor, u rrah me kolegun e tij

- Advertisement -
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar sonte zyrtarin policor të stacionit Jugu në kryeqytet, Leogzim Klinaku. Ai pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht një tjetër zyrtar policor.

Inspektorati Policor i Kosovës përmes një komunikate e ka konfirmuar arrestimin e zyrtarit policor, pas dyshimeve se e kishte sulmuar fizikisht një zyrtar tjetër policor. 

Me vendim të Prokurorit të Shtetit atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve.

“Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot pasdite për një incident brenda hapësirave të Stacionit Policor “Jugu” në Prishtinë. Hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes dhe kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore në lidhje me këtë incident ku dyshohet se një zyrtar policor ka sulmuar fizikisht kolegun e tij gjatë orarit të punës. Pas ndërmarrjes së veprimeve fillestare hetimore, është arrestuar një zyrtar policor i cili shërben në Stacionin Policor Jugu – Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë. Arrestimi i tij është bërë më dyshimin se i njëjti me veprimet e tij ka kryer veprën penale “Sulm” kurse të njëjtit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.”, ka njoftuar IPK.

Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së dhe në interes të hetimit IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e këtij zyrtari policor.

“Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti.  Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar të trajtojë me seriozitet të lartë çdo veprim të kundërligjshëm të zyrtarëve policorë me qëllim të fuqizimit të integritetit të Policisë së Kosovës.”, thuhet tutje në njoftim.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -