Indriti ishte banori, i cili mbrëmjen e sotme doli nga Big Brother VIP 4.
Arbër Hajdari e pyeti se kush mendon se do ta fitojë BBV4.
“Kush dua është Danja. Kush e fiton është Gjesti. Arsyeja e vetme pse nuk i jam afruar Gjestit për ta bërë ortak, është sepse vija nga jashtë e dija përkrahjen që ka Gjesti dhe do dilja sikur i jam afruar për mbështetjen që ka jashtë”, tha Indriti.