Home Featured Ilir Seferi e paralajmëron Sokol Halilin: Tërheqi brenda 4 orëve deklaratat shpifëse

Ilir Seferi e paralajmëron Sokol Halilin: Tërheqi brenda 4 orëve deklaratat shpifëse

0
Ilir Seferi e paralajmëron Sokol Halilin: Tërheqi brenda 4 orëve deklaratat shpifëse

Kandidati për Asamblenë Komunale të Skenderajt nga Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Seferi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kandidatit për kryetar të kësaj komune, Sokol Halili.

Seferi ka mohuar pretendimet e Halilit, sipas të cilit ai është “njeri i Sami Lushtakut”, se po ndërton një “shtëpi shumëkateshe” në Skenderaj, ka “marrë klubin e futbollit” apo i ka “blerë një makinë birit të Sami Lushtakut, Mërgim Lushtakut”.

Ai e ka cilësuar këtë nivel akuzash si të papranueshëm për një kandidat për kryetar komune, duke thënë se në vend të etikës politike, Halili po përdor gënjeshtra për përfitime elektorale.

Seferi i ka bërë thirrje publike Halilit që brenda 4 orëve të tërheqë deklaratat dhe të kërkojë falje publike për dëmin e shkaktuar. Në të kundërtën, ai ka paralajmëruar ndjekje ligjore për shpifje.

“Unë nuk mund ta ul nivelin tim dhe të Lëvizjes Vetëvendosje duke u marrë me shpifje, por do të mbroj gjithmonë me vendosmëri emrin, integritetin dhe të vërtetën. Për çdo pretendim ndaj meje, kërkoj publikisht: sillni letrat, dokumentet dhe faktet. Në mungesë të tyre, gjithçka tjetër është shpifje”,tha kandidati i Vetëvendosjes për asamble.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here