back to top
February, 18, 2026
spot_img
BallinaShow Bizz“I vuri kapakun marrëdhënies tonë”, Stelina: Ju uroj më të mirat dhe...

“I vuri kapakun marrëdhënies tonë”, Stelina: Ju uroj më të mirat dhe Keijsit dhe Inës!

- Advertisement -

Shperndaje

Ish-banorja e BBV5, Stelina ka qenë dje e ftuar në “Breaking me Dafina Hysa”, ku foli për marrëdhënien e saj me Keijsin.

“Mendoj që ia vuri Keijsi kapakun, nuk ishte Ina ajo që i vuri kapakun. Unë kam hyrë në shtëpinë e BBV dhe kam thënë që nuk shihja mundësi për ta rregulluar marrëdhënien me Keijsin për faktin se ne kishim diku të një muaj që ishim ndarë dhe i kishim shkëputur marrëdhëniet.

Nëse realisht do kishim pasur dëshirë për ta rregulluar marrëdhënien mund ta kishim rregulluar dhe jashtë dhe jo detyrimisht aty brenda. Ishte një kohë shumë e shkurtër nga ndarja jonë. Kur ti e sheh nga afër personin, e prek e përjeton dhe jetonim 24 orë së bashku ishte shumë e vështirë që ta injoronim njëri-tjetrin. Kjo gjë bëri që ato pak ndjenja që kishin ngelur të riktheheshin në ndjenja të mëdha.

Mendoj që për mënyrën se si ne të dy e përjetonim marrëdhënien tonë kjo është gjëja më e mirë dhe pavarësisht çdo gjëje ju uroj më të mirat dhe Keijsit dhe Inës”, tha Stelina.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -