back to top
July, 7, 2024
spot_img
BallinaMusicI rrethuar me modele të veshura me bikini në një krevat në...

I rrethuar me modele të veshura me bikini në një krevat në jaht, Butrint Imeri feston ditëlindjen ndryshe

Këngëtari i njohur Butrint Imeri ka festuar ndryshe ditëlindjen e tij të 28-të, me shumë femra në një jaht luksoz.

Kjo festë e tij ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe mediave, pasi Butrinti ndau disa momente në llogarinë e tij në Instagram.
Në një video ai shfaqej i ulur në një anë të jahtit, ndërsa modelet e veshura me bikini të zeza zbresin shkallët për t’u futur në ambientet brenda.

Në videon tjetër, këngëtari shfaqet në shtratin e jahtit, i rrethuar nga vazjat sërish me bikini, që festojnë dhe këndojnë me të. Videoja është shoqëruar me muzikën e një prej këngëve të tij të reja, që duket se ka për temë pikërisht ditëlindjen, ndërsa ai vetë ka veshur kanatiere dhe pantallona rozë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit