Ai është gjetur pranë hotelit të tij me dëmtime të rënda në kokë. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së diel.
Lidhur me rastin, ka dalë me njoftim zyrtar Policia e Shtetit në Shqipëri. Në bazë të informacioneve zyrtare, ai ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë. I njëjti dyshohet të ketë qenë i dehur.
“Më datë 02.06.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Spille”, Himarë, shtetasi N. B., 51 vjeç, dyshohet se në efektin e alkoolit, ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij. 51-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Insajderi.org