back to top
July, 6, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiI arrestuari për spiunazh ishte pjesë e grupit terrorist që sulmuan zyrat...

I arrestuari për spiunazh ishte pjesë e grupit terrorist që sulmuan zyrat e KQZ-së në veri

SHARE
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës sot arrestoi një të dyshuar për spiunazh në Mitrovicë. Gazeta online Reporteri.net ka mësuar se i arrestuar është serbi Aleksandër Vlajiq.

I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga Policia e Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarit.

Vlajiq, i arrestuar sot për spiunazh, është emër i njohur për autoritetet e sigurisë pasi ka aktakuzë të ngritur nga Specialja edhe për një sulm në veri. Ai, bashkë me Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq dhe Miomir Vakiq, kishin kryer sulm terrorist ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Mitrovicën e Veriut.

Sipas aktakuzës, ata kishin hedhur granata dore dhe shok bomba.

Aksioni i sotëm për arrestimin e Vlajiqit, nën dyshimet për spiunazh, u krye nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit