back to top
March, 12, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiI akuzuari për spiunazh Bedri Shabani kërkonte të dëshmonte në Hagë ndaj...

I akuzuari për spiunazh Bedri Shabani kërkonte të dëshmonte në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së

I akuzuari nga Prokuroria Speciale e Kosovës, Bedri Shabani, për “Spiunazh”, raportohet se i kishte dërguar letër kryeprokurores së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kimberly Ëest, për të dëshmuar në Gjykatën Speciale, në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.

Gazeta Insajderi ka raportuar se e kanë parë letrën që Shabani ia kishte nisu Zyrës së Prokurorit të Specializuar, e cila tashmë është pjesë e aktakuzës ndaj Shabanit për “spiunazh”.

Në atë letër, siç e përshkruan aktakuza, Shabani kërkon “drejtësi” dhe do që të jetë dëshmitar i saj.

Shabani i prezantohet asaj si “ish-agjent sekret i UÇK’së i infiltruar në institucionet e larta të ish-Jugosllavisë”.

“…të jetë dëshmitar i saj, dhe jo dëshmitar i rremë, e i manipuluar nga ish Kryeprokurori Jack Smith. Kërkojmë drejtësi, dhe shpresojmë se Ju dhe prokuroret dhe hetuesit që ju që drejtoni do të nxjerrni të gjithë kriminelet para drejtësisë, urdhërdhënësit, vrasësit dhe ata që ndihmuan dhe fshehën krimet. Ju keni mbështetjen tonë dhe jemi të gatshëm të ofrojmë dëshmi dhe fakte të reja për të zbardhur të vërtetën…. Bedri Shabani ish agjent sekret i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i infiltruar në institucionet më të larta të RSF të Jugosllavisë.” – thuhet në letrën, të cilën e kanë siguruar si provë organi i akuzës.

Në një shënim tjetër të përgjysmuar, të evidentuar në aktakuzë, Shabani shpreh dyshime se punët s’po kryhen sipas planifikimeve për krimet e kryera gjatë luftës.

“Nga ky shenim vërtetohet se i pandehuri, i ka shkruar leter “Kryeprokurores se Gjykates Speciale” znj. Kimberly Ëest, por se shkresa eshte e pergjysmuar. Megjithate, e njejta shkrese ndodhet edhe ne dosjen e marre nga shtepia e tij, ku përmes saj shpreh dyshimet per krime të kryera gjatë luftës së UÇK-së, dhe është i brengosur se punët nuk jane duke shkuar sipas planifikimeve dhe se (pandehuri Shabani), është i gatshem të bashkëpunoj me ta (Zyrën e Prokurorit Special).” – thuhet ndër të tjera në aktakuzë.

Gjithashtu, Shabani kishte kërkuar që të hetohet më shumë përreth Spitalit Ushtarak të Zonës Operative të Nerodimes në Mollopolc të Shtimes.

“E nderuar zonja Kryeprokurore e Gjykatës Speciale, znj. Kimberly Ëest. Ju lutem mos ndaloni, hetoni më shumë rreth Spitalit Ushtarak të Zonës se Nerodimes në Mollopolc.” – thuhet në shënim.

Kujtojmë se, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj, Bedri Shabanit, bashkë me Muharrem Qerimin, për veprën penale “Spiunazhi”.

Ata akuzohen se i përcollën informata të ndjeshme Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë së Serbisë (BIA) për shtetin e Kosovës në vazhdimësi.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit