Home Featured Hyseni i kërkon Krasniqit nisjen e procedurave për shpërbërje të Kuvendit Komunal të Gjilanit

Hyseni i kërkon Krasniqit nisjen e procedurave për shpërbërje të Kuvendit Komunal të Gjilanit

0
Hyseni i kërkon Krasniqit nisjen e procedurave për shpërbërje të Kuvendit Komunal të Gjilanit

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i ka kërkuar ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, që të fillojë procedurën e shpërbërjes së Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Kjo pasi sipas Hysenit, janë kaluat afatet ligjore për votimin e buxhetit komunal dhe se siç tha ai, Kuvendi Komunal nuk po arrin t’i përmbushë detyrat dhe obligimet ligjore.

“I nderuar Ministër, tanimë kemi kaluar afatet ligjore për votimin e buxhetit. Duke e parë që Kuvendi Komunal, nuk po arrin të përmbushë detyrat dhe obligimet e tij ligjore, kërkojmë nga ju që duke u bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, nenin 50 dhe pikën c, për arsye të mosvotimit të buxhetit sipas afatit ligjor, të filloni procedurën e shpërbërjes së Kuvendit Komunal”, thuhet në letrën e Hysenit, dërguar ministrit Krasniqi, transmeton Klankosova

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here