Shpërndaje
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist pak pas mesnatës ka zhvilluar një aksion me grafite në muret e ambienteve të televizionit Klan Kosova.
“Klani dhunon gratë”, “Bojkoto Klanin”, janë disa nga mbishkrimet.
Ky aksion i organizatës erdhi pasi produksioni i “Big Brother Vip Kosova 3”, ka vendosur ta fus si banor ish-bashkëshortin e Drenusha Latifit, të cilin kjo e fundit muaji më parë e akuzoi për dhunë fizike e psikike, duke publikuar pamje tronditëse.