back to top
December, 5, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiHoti, Kurtit pas vizitës në KEK: Sot, Kosova s’ka siguri energjetike, asnjë...

Hoti, Kurtit pas vizitës në KEK: Sot, Kosova s’ka siguri energjetike, asnjë projekt madhor s’ka nisur

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se në vitin e katërt të mandatit të qeverisë Kurti, do të duhej të promovohej termocentrali me gaz.

Këtë deklaratë Hoti e bëri në një postim në Facebook, pas vizitës së kryeministrit Albin Kurti në KEK bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Hoti thotë se në vend të termocentralit me gaz, Kurti e Rizvanolli krenohen me remontin e blloqeve në përgatitje për dimrin që po vjen. Sipas tij, asnjë projekt madhor nuk ka nisur dhe është shkelur premtimi për energji të përballueshme.

“Në vitin e katërt të mandatit, do të duhej të promovohej termocentrali me gaz. Por, në vend të këtij projekti, Kryeministri e Ministrja e Ekonomisë vizitojnë KEK-un dhe krenohen me remontin e blloqeve në përgatitje për dimrin që po vjen. Kjo është për keqardhje. Pas katër vitesh në pushtet, asnjë projekt madhor nuk ka nisur. Nuk janë kryer as projektet e nisura nga qeveria e kaluar. Premtimi që VV-Guxo u kanë dhënë qytetarëve më 14 shkurt 2021 ka qenë: “Furnizim me energji të vazhdueshme dhe të përballueshme”. Ky premtim, sikurse të gjitha premtimet e tjera, është shkelur pasi kapacitetet energjetike nuk janë rritur. Sot, Kosova nuk ka siguri energjetike, pra nuk ka energji të vazhdueshme. Çmimi i energjisë është rritur dy herë në këtë mandat, por jo pagat dhe të ardhurat e tjera, duke e shkelur kështu premtimin për energji të përballueshme”, ka shkruar Hoti, njofton Klankosova.tv.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit