SHARE
DASHI
Shpirti juaj luftarak do jetë mbizotërues gjatë kësaj dite. Do jeni të gatshëm të kaloni çdo lloj sfide, por yjet këshillojnë pak më shumë reflektim. Situata në çift do të stabilizohet dhe me mbështetjen e Jupiterit marrëdhënia juaj do të përmirësohet. Nëse keni kërkuar gjithmonë të bashkëpunoni më tepër me partnerin tuaj më në fund do ia arrini qëllimit. Për beqarët, dashuria mund të duket e largët, si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Për ta korrigjuar këtë, së pari gjeni ekuilibrin tuaj të brendshëm, vetëm atëherë mund t’i përkushtoheni ndjenjave. Gjithashtu nuk është koha e duhur për të bërë apo për të nisur histori të reja. Në punë nuk do keni tjetër rrugëzgjidhje përveçse të pranoni të bashkëpunoni me disa kolegë që nuk i keni qejf. Ditë delikate në planin financiar. Mos u bëni të paduruar sepse do e përkeqësoni situatën.
DEMI
Në disa momente do ju kujtohen çastet e fëmijërisë dhe do zhyteni në mendime duke harruar të tashmen. Nëse jeni në një lidhje klima do jetë pasionante dhe do shkoni gati gati në çmenduri. Përfitoni sa më shumë dhe mos e çoni dëm asnjë moment. Për beqarët, mënyra më e mirë për të lënë pak kohë do të jetë të bëni një blerje të shëndetshme. Gjithashtu do të jeni plot energji, gjë që do t’ju inkurajojë të bëni aktivitet fizik ose të rizbuloni kënaqësinë e “gjuetisë” së dashurisë. Do të keni mundësi të vendosni bazat e një të ardhmeje të qëndrueshme. Sipas Horoskopit vip, në punë merrini gjërat shtruar dhe zgjidhini një nga një çështjet që iu japë dhënë. Do e shihni se gjithçka do ju realizohet. Në planin material edhe Duke bërë shpenzime marramendëse financat nuk do të përkeqësohen.
BINJAKËT
Mos u tregoni më egoistë gjatë kësaj dite dhe kthehuni me këmbë në tokë. Hiqni dorë edhe nga autoriteti i tepruar sepse do bëni shumë armiq. Ju që keni një lidhje do vendosni të bëni paqe me partnerin nëse keni kaluar ditë të vështira. Mundohuni të jeni më të sinqertë dhe t’i shprehni hapur ato që mendoni pa mbajtur rezerva. Për beqarët, tashmë sot fjalori i zemrës do pasurohet me fjalë si dëshira dhe sinqeriteti. Do të jetë një ditë në të cilën ju mund t’i shprehni dhe ndani këto ndjenja me të tjerët, duke krijuar një rrjet dashurie që do të jetë e mirë për të gjithë ata që keni pranë. Në punë priten zhvillime të rëndësishme. Do i keni idetë të qarta, por ama mbështetja e shefave do jetë thelbësore. Në planin material do iu rikthehet besimi tek vetja. Shlyeni borxhet që të jeni edhe më të qetë.
GAFORRJA
Ditë paksa konfuze do jetë kjo e sotmja. Në shumë momente do ndiheni edhe të pasigurtë për të ecur përpara. Edhe pse do keni shumë ambicie profesionale dhe koha do jetë e kufizuar për dashurinë, ju që jeni në një lidhje nuk do e lini partnerin të kalojë në plan të dytë. Do bëni dhe do merrni surpriza. Për beqarët do të ketë perspektiva të bukura: nëse një dashuri ka lindur për argëtim, dijeni se mund të evoluojë natyrshëm në diçka shumë intensive. Besoni thellë, do të shihni që pjesa tjetër do të vijojë pa probleme. Gjithashtu një moment i favorshëm për të mbështetur ndryshimet që mund të rezultojnë pozitive në miqësi të reja. Në punë jepuni prioritet gjërave më të rëndësishme dhe të tjerat lërini edhe pak pas dore nëse nuk do ju dalë koha. Mos sakrifikoni gjithçka. Situata financiare do të stabilizohet dhe ju do jeni më të ndërgjegjshëm edhe për shpenzimet që do bëni.
LUANI
Mërkuri do e përforcojë aftësinë tuaj për të analizuar çdo gjë, por edhe për të vepruar në momentin e duhur. Ju të dashuruarit, duke e kuptuar që koha kalon shpejt, do doni të përfitoni sa më shumë nga momentet kur të jeni pranë partnerit tuaj. Nga ana tjetër partneri nuk do jetë i të njëjtit mendim dhe kjo mund të shkaktojë debate. Për beqarët, mendja juaj mund të endet në re për pjesën më të madhe të ditës, duke e bërë të vështirë mbajtjen e këmbëve në tokë. Pra, edhe nëse përpiqeni të orientoheni me instinkt, disa re mund të errësojnë pikat tuaja të referencës. Në punë nuk do ju mungojnë idetë, por do ju duhet pak më shumë shtyrje për të hedhur hapa. Do keni disa vështirësi të vogla sot. Në planin financiar do mbështeteni nga Saturni dhe nuk do keni asnjë problem.
VIRGJËRESHA
Ditë jo shumë pozitive kjo e sotmja. Mund të ndesheni edhe me disa persona që do ju mërzitin akoma më tepër. Në jetën tuaj në çift do ndërmerrni disa rreziqe të cilat mund ta dëmtojnë së tepërmi atë. Mendjelehtësia ndonjëherë duhet mbajtur e lidhur me zinxhir. Për Beqarët, kryefjala do të jetë socializimi. Pavarësisht nëse është virtuale apo personalisht, nuk ka rëndësi, sepse do të mund të fitoni zemrën e kujtdo që do të kontaktojë me ju. Rruga juaj ironike do të jetë një dhuratë që do të rrisë më tej sharmin tuaj. Në punë nuk do ndiheni të kënaqur me rezultatet që do arrini dhe mund të dorëzoheni plotësisht. Ky në fakt do jetë gabimi më i madh që do bëni. Për të ruajtur qëndrueshmërinë financiare merrni masat e nevojshme. Mos u zbavitni duke shpenzuar pa menduar.
PESHORJA
Imagjinata juaj do jetë edhe më e zhvilluar gjatë kësaj dite, por duke qenë edhe të ndjeshëm ndonjë kritikë e vogël do ju bëjë të humbisni besimin tek vetja. Nëse keni një lidhje dhe mundoheni me shpirt të rregulloni marrëdhënien me partnerin do mund të arrini atje ku dëshironi. Dita duket premtuese. Ju beqarët do jeni shumë selektivë në dashuri dhe askush nga ata që do takoni nuk do iu pëlqejë për të filluar një histori. Në punë mund të tërhiqni vëmendjen e personave që nuk janë të prirur për dialog. Përdorni potencialin tuaj profesional, yjet do të jenë mjaftueshëm në anën tuaj. Sipas Horoskopit vip, në planin financiar shmangni marrjen e vendimeve të pamenduara sepse do pendoheni shumë shpejt. Mundohuni të vendosni ekuilibër.
AKREPI
Nuk do jeni shume realistë gjatë kësaj dite dhe mund të bëni edhe disa gabime të pafalshme. Dëshirat nuk do mund t’iu konkretizohen. Venusi, specialisti i dashurisë do provokojë ngjarje të rëndësishme në dashuri. Ai gjithashtu do ua bëjë ditën më të këndshme dhe më të ngrohtë. Çdo gjë do shkojë për mrekullii. Nëse jeni Beqarë, do ndjeni nevojën për të ndryshuar disa situata private. Duke pasur parasysh periudhën armiqësore, këshillohet të bëni një pushim. Merrni të gjithë kohën e nevojshme për të zgjidhur çështjet, pa u nxituar, vetëm për të shmangur gabimet. Në punë do jeni shumë të shpërqendruar dhe nuk do mund t’iu realizohen dot të gjitha planet që keni bërë. Në sektorin e financave do jetë një nga ditët më të mira. Do keni asin nën mëngë dhe do ia dilni të plotësoni dëshirat.
SHIGJETARI
Sot do jeni më të disponueshëm për çdo gjë, megjithatë yjet këshillojnë pak më shumë përkujdes dhe maturi. Nëse keni një lidhje, me mbështetjen e Hënës, gjërat për ju do shkojnë më së miri. Dita do jetë e mbushur me orë pasionante dhe mjaft të këndshme prandaj shfrytëzojeni çdo çast. Beqarët do kenë një rikuperim të mirë në çështjet emocionale dhe së shpejti do të vijnë zgjidhje të dobishme. Ata që kanë më shumë se një person në zemrën e tyre do të duhet të bëjnë një zgjedhje. Në punë nuk do ju mungojë asnjë moment motivimi dhe do keni akoma më shumë fat nëse jeni artistë. Me financat tregohuni vigjilentë sepse përndryshe do humbni shumë.
BRICJAPI
Dita e sotme do jetë përgjithësisht e bukur dhe e mbushur me surpriza. Lëreni veten të udhëhiqeni nga momenti. Nëse keni një lidhje mos lejoni askënd t’iu futë në turbullira. Edhe pse do jeni paksa të mërzitur për diçka flisni me partnerin qetësisht dhe pa ngritur zërin. Për beqarët, dita duket më e qetë se zakonisht, me shpresën për të takuar më në fund shpirtin tuaj binjak. Në këtë kontekst do të mbështeteni nga energjia pozitive e Hënës. Ndjenjat do jenë në qendër të vëmendjes dhe do iu kushtoni mjaft rëndësi. Në punë fati do ju buzëqeshë gjatë gjithë kohës dhe mund të filloni edhe një projekt të rëndësishëm që e keni ëndërruar prej kohësh. Financat nuk do jenë shumë të këqija, por duhet të tregoheni të arsyeshëm që të ruani ekuilibrin.
UJORI
Sado të mundoheni nuk do e shihni dot me optimizëm jetën sot dhe do shqetësoheni edhe për gjënë më të vogël. Do ju mungojë besimi në vetvete. Marrëdhënia në çift ka rrezik të shkojë keq. Posesiviteti do jetë objekt i debateve midis jush. Mundohuni ta kontrolloni veten. Ju beqarët do e keni të vështirë të pranoni propozimet e dikujt sepse në mendjen tuaj keni imagjinuar një person tjetër. Nëse nuk keni dëshirë askush nuk do iu detyrojë dot. Në punë nuk do ju përshtatet aspak puna në ekip dhe në shumë momente do keni kontradikta të forta me kolegët tuaj. Përfitoni nga mbrojtja që do iu japë Jupiteri në planin financiar në mënyrë që të shtoni të ardhurat.
PESHQIT
Dita do fillojë pozitivisht dhe do mbyllet po e tillë. Do i merrni gjërat me qetësi dhe nuk do mendoni me zymtësi. Plutoni do iu bëjë ju që jeni në një lidhje më të guximshëm dhe pasionante. Do keni nevojë për më tepër qëndrueshmëri dhe do e arrini këtë me pak durim. Për beqarët sharmi do mund të tërheqë vëmendjen e të interesuarve, duke e bërë ditën të favorshme për ndjenjat. Edhe pse mund të ketë disa vështirësi, mbani një qëndrim optimist. Vendosmëria do të ndihmojë në kapërcimin e pengesave. Në punë nuk do ndiheni mirë në pozicionin që keni dhe do bëni të pamundurën për të ndryshuar sektorin. Flisni me shefat që edhe ata të jenë në dieni. Saturni do influencoje negativisht tek financat dhe do i dobësoje ato. Rezistojini dëshirës për të shpenzuar pa kufij.