Dashi
DashiGjatë kësaj të diele, për të lindurit e kësaj shenje dashuria do të ketë një rol themelor. Ndjenjat do të jenë protagonistet e ditës dhe do të favorizohen nga ndikimi i Venusit. Mund të ketë disa ndryshime edhe në lidhjet e nisura prej kohësh. Nëse ka diçka për të rregulluar apo një lidhje për tu përforcuar, jo të gjithë do ia dalin.
Demi
Kjo duhet të jetë një ditë kushtuar relaksit dhe qetësisë. Mund të ndjeni një debulesë fizike apo një lodhje ekstreme. Kështu që bëni mirë që të shtyni gjithçka që shkakton stres dhe që nuk e përkeqëson ditën.
Binjakët
Nëse keni pasur probleme në raportet në çift, kjo është dita e duhur për tu afruar. Nëse nuk keni detyrime në punë të cilat nuk presin, këtë ditë dedikojani totalisht ndjenjave. Situata paraqitet mjaft e favorshme për ata që janë vetëm, ku parashikohen takime të reja interesante.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite përkushtojuni diçkaje që ju bën të ndiheni të qetë dhe relaksuar, larg çdo problemi. Kjo nuk është një periudhë aspak e lehtë dhe Saturni do të jetë kundër. Si në punë dhe dashuri, paraqiten një sërë problemesh ndaj të cilave duhet qëndruar larg.
Luani
Duhet të mundoheni të relaksoheni, por mbi të gjitha të qetësoheni. Gjatë kësaj të diele do të jeni të tensionuar, nervoz dhe të acaruar. Mundohuni që ta luftoni këtë situatë, duke bërë diçka të kënaqshme. Mundohuni që të shmangni sherret dhe diskutimet.
Virgjëresha
Parashikohet një rikuperim i madh gjatë kësaj dite. Java ka qenë mjaft negative, e shoqëruar me probleme dhe diskutime. Ndoshta, keni humbur durimin nga debati me një person. Bëni mirë që gjatë kësaj dite të relaksoheni.
Peshorja
Kjo do të jetë një ditë mjaft pozitive sa i takon emocioneve dhe ndjenjave. Do të ketë një përmirësim të ndjeshëm në raport me muajin e kaluar. Megjithatë për të ecur përpara bëni mirë që të mos mbeteni peng të së kaluar. Në punë mund të hasni në ndonjë problem. Konkurrenca shumë e fortë nuk është e shëndetshme dhe kjo gjë do ju shkaktojë stres.
Akrepi
Parashikohet një ditë aspak e favorshme për të lindurit e kësaj shenje. Bëni mirë që të shmangni diskutimet apo problemet, për shkak se do të nervozoheni dhe stresoheni. Bëni shumë kujdes lidhur me mënyrën se si ndërveproni me të tjerët, pasi mund të ketë probleme dhe keqkuptime për shkak të ironisë tuaj të tepërt. Probleme parashikohen edhe në raportin në çift.
Shigjetari
Ky është një moment rivlerësimi. Mund të shtini në dorë projekte të cilat i kishit lënë pas dore dhe që mund t’iu hapin horizonte të reja, shkruan noa.al. Kjo e diel është mjaft pozitive në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës.
Bricjapi
Kjo ditë do të jetë e mbushur me nervozizëm dhe shqetësim, gjë që mund të ketë të bëjë me financat, por edhe me tensione të mundshme në familje. Megjithatë bëni mirë të rishikoni shpenzimet, pasi situata nuk paraqitet aspak e favorshme.
Ujori
Përgjithësisht do të jetë një ditë pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Mund të ketë të reja interesante dhe ndryshime. Po ashtu, parashikohet që të nisë diçka e re. Gjatë kësaj periudhe, janë mjaft të favorshme zgjidhjet e problemeve.
Peshqit
Kjo e diel do të jetë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Përmirësim do të ketë edhe sa i takon ndjenjave dhe dashurisë, ku mund t’iu përkushtoheni siç dëshironi. Mundohuni të punoni më pak dhe të qëndroni më shumë me familjen.