back to top
September, 8, 2024
spot_img
BallinaSportiHistorike! Shqipëria arrin medaljen e parë në një Olimpiadë, mundësi Valiev fiton...

Historike! Shqipëria arrin medaljen e parë në një Olimpiadë, mundësi Valiev fiton të Bronztën në “Paris 2024”

SHPËRNDA

Shqipëria ka fituar medaljen e parë historike në një Olimpiadë, kjo falë fitores së mundësit Valiev në finalen e medaljes së bronztë kundër mundësit nga Taxhikistani. 25-vjeçari rus që zgjodhi të përfaqësonte ngjyrat kuqezi fitoi medaljen e Bronztë në peshën 74 kg stil i lirë, duke mundur 6-2 taxhikistanezin.

Kjo është medalja e parë e Shqipërisë në historinë e saj në Lojërat Olimpike, e cila erdhi pas një performance fantastike nga Valiev, teksa shpresat qëndrojnë dhe për një medalje tjetër të bronztë me mundësin çeçen Islam Dudaev, i cili rikthehet në garë pas fitores së iranianit Amouzadkhalili në gjysmëfinale.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit