Dy vetura janë dëmtuar në afërsi të Liqenit të Ujmanit si pasojë e gjuajtës me granatë dore.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Elshani tha se Policia e Kosovës ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po qëndrojnë ende aty.
“Persona të lënduar nuk ka, vetëm dy vetura janë dëmtuar”, tha Elshani.
Më tutje ai tha se janë duke punuar në zbardhjen e rastit.