back to top
July, 7, 2024
spot_img
BallinaSporti“Heroi” i Turqisë e pëson si Daku

“Heroi” i Turqisë e pëson si Daku

Heroi i Turqisë në duelin kundër Austrisë me dy gola të shënuar në fitoren 2:1 në një të tetën e finales, Merih Demiral, është suspenduar me dy ndeshje në Kampionatin Evropian nga UEFA. Kështu ka njoftuar të enjten mbrëma mediumi gjerman “Bild”.

Mbrojtësi iu gëzua golit të dytë me gjestin e “Ujkut Gri”, ndërsa veprimi i tij u vlerësua si skandal në mediumet e huaja.

Simboli i “Ujqërve Gri” i takon lëvizjes së djathtë ekstremiste.

Kjo organizatë është në përcjellje tash e disa vjet nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës në Gjermani.

Në Kampionatin Evropian, mesazhet politike janë të ndaluara.

Sipas “Bildit”, ai do të mungojë kundër Holandës në çerekfinale, dhe në gjysmëfinale nëse Turqia avancon tutje.

Në një reagim, të enjten në mbrëmje Federata e Turqisë e ka mohuar raportimin e “Bildit”. Bazuar në një deklaratë të publikuar në mediat në Turqi, Federata turke ka thënë se ka kohë deri të premten në mëngjes që të mbrojë veten.

Federata e Futbollit e Turqisë ka dalë me reagim për lajmin se futbollisti Merih Demiral, u suspendua me dy ndeshje nga UEFA. Federata turke ka thënë se lajmi i

Dënim të tillë, UEFA dha edhe për sulmuesin e Shqipërisë, Mirlind Dakun.

Daku bëri veprim të pamenduar pas ndeshjes ndaj Kroacisë që përfundoi 2:2.

Dënim do të ketë edhe për 21-vjeçarin e Anglisë, Jude Bellingham.

Por, Bellinghami nuk do të suspendohet.

Futbollisti i Real Madridit pritet të gjobitet me 20 mijë euro.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit