back to top
July, 26, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiHaziri: Për agjenda të fshehura e veprime të njëanshme, nuk votohet as...

Haziri: Për agjenda të fshehura e veprime të njëanshme, nuk votohet as për Kuvend e as për Qeveri

- Advertisement -

Share
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është deklaruar për mosvotimin nga deputetët e këtij subjekti për konstituimin e Kuvendit.

Ai ka deklaruar se kjo nuk do të bëhet për shkak se agjenda të fshehura e veprime të njëanshme.

“Kemi votuar Presidentë dy herë, por me marrëveshje e për Republikën, që kishte besim e shpresë te populli. Kemi votuar pa kushte e kërkesa politike, edhe pse votuesit nuk e pëlqenin, por Republika duhet të ecte para. Tash, për agjenda të fshehura e veprime të njëanshme, nuk votohet as për Kuvend e as për Qeveri”.

“As për grua e as për burrë, por për përfaqësues që dalin nga marrëveshjet e veprimet politike, që nuk bartin njollën e kontrabandës politike, por të meritës politike. Ai që kundërshtoi gjithçka në këtë Republikë, e di më së miri ta kuptojë kundërshtimin politik dhe e ka në dorë zgjidhjen e bllokadës. Republika, mbi të gjitha!”, ka thënë Haziri.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -