back to top
December, 19, 2025
spot_img
BallinaLajmeHaziri: Largimet e sakatuan elektoratin tonë, Kurti u bë kryeministër përmes LDK-së

Haziri: Largimet e sakatuan elektoratin tonë, Kurti u bë kryeministër përmes LDK-së

- Advertisement -

Kandidati për deputet dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se gabimet politike që i ka bërë kjo parti të tjerët i kanë shfrytëzuar maksimalisht.

Duke përmendur largimin e disa anëtarëve të saj, ai ka thënë votat u kanë ikur. Haziri në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ka thënë se Kurti u bë kryeministër përmes LDK-së.

“Gjithë ata që për një arsye apo tjetrën e kanë humbur besimin në LDK që e sakatuan elektoratin tonë. Edhe Kurtit mundësinë për mu bë kryeministër ja kanë dhënë përmes LDK-së edhe me ndihmën e LDK-së. Edhe Podujevën e ki me kuadër të LDK-së”, ka thënë ai.

Haziri ka thënë se disa nga këta të larguar edhe janë kthyer, që siç ka thënë ai pret që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe “divizionin i fundit i funksionarëve të LDK-së”, por ai ka thënë se votuesit nuk do të arrijnë t’i kthejnë.

Në vitin 2020, Vjosa Osmani ish- kandidate për kryeministre nga LDK ishte larguar nga partia me disa anëtarë tjerë.

Ajo kishte formuar lëvizjen “Guxo” që bëri koalicion me LVV-në, ku fituar 50% të votave në shkurtin e vitin 2020.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -