back to top
July, 9, 2025
spot_img
BallinaLajmeHaxhiu thotë se ka vendosur njëanshëm të tërhiqet nëse nuk i merr...

Haxhiu thotë se ka vendosur njëanshëm të tërhiqet nëse nuk i merr 61 vota në votim të fshehtë, e quan kompromis

- Advertisement -

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, është deklaruar pas seancës që dështoi edhe sot për konstituimin e Kuvendit.

Ajo ka kritikuar qëndrimin e opozitës, duke thënë se nuk kupton arsyen e pjesëmarrjes së tyre në seanca pa vullnet për të zhbllokuar situatën.

“Është seanca e 35 prej 1 majit dhe 35 herë deputetët e opozitës kanë ardhë në seancë dhe nuk e di pse kanë ardhë. Tani i shohim që qëndrojnë aty dhe flasin. Le ta konstituojmë Kuvendin dhe të flasim për gjithçka, bash për gjithçka,” deklaroi Haxhiu.

“Nëse ne pranojmë që të tjerët të na përcaktojnë emrin e kryetarit të Kuvendit, kjo bie ndesh me vullnetin e popullit,” shtoi ajo.

Haxhiu rikujtoi se ka ofruar të tërhiqet nga kandidatura nëse nuk merr mbështetjen e nevojshme.

“Kam thënë që tërhiqem, nëse në votim të fshehtë nuk i marr 61 vota. Ka qenë qëndrim i nëjanshëm, por që është respektuar nga VV,” përfundoi ajo./Klankosova.tv

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -