back to top
January, 5, 2026
spot_img
BallinaLajmeHaradinaj: Rezultatet e 28 dhjetorit s’do të lehtësojnë jetën e qytetarëve –...

Haradinaj: Rezultatet e 28 dhjetorit s’do të lehtësojnë jetën e qytetarëve – gjendja me rrymën alarmante

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që siguria energjetike të trajtohet si urgjencë kombëtare, duke vlerësuar se situata aktuale me furnizimin me energji elektrike në vend është alarmante.

Haradinaj ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve të fundit nuk do t’i zgjidhin problemet e përditshme me të cilat po përballen qytetarët, në veçanti krizën energjetike.

Sipas tij, shumë vendbanime në Kosovë po përballen me reduktime të gjata të energjisë elektrike, në një periudhë kur temperaturat janë të ulëta dhe kur shumica e qytetarëve përdorin energjinë elektrike për ngrohje.

Ai ka shtuar se gjendja aktuale është e papranueshme dhe kërkon veprim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse, duke kërkuar investime në kapacitete të reja energjetike.

Postimi i plotë:

Rezultatet që dolën nga zgjedhjet që sapo i kaluam, kam shqetësimin se nuk do t’i zgjidhin problemet e përditshme me të cilat përballen qytetarët tanë. Gjendja e rënduar me energji është alarmante. Shumë vendbanime po përballen me reduktime të tejzgjatura, në kohë kur temperaturat janë të ulëta dhe dihet që shumica e qytetarëve të Kosovës ngrohjen e kanë përmes energjisë. Po ashtu, në këtë periudhë ka edhe shumë vëllezër e motra nga diaspora që po i kalojnë pushimet në atdhe.

Kjo situatë është e papranueshme dhe kërkon veprim të menjëhershëm. Është urgjente të investojmë në kapacitete të reja energjetike, përfshirë ndërtimin e termocentraleve me thëngjill dhe gaz, që të mos vazhdojë kjo traumë për qytetarët tanë, si me mungesë të energjisë ashtu edhe me fatura me çmim përtej çdo normaleje. Siguria energjetike të trajtohet si urgjencë kombëtare.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -