Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka prezantuar aderimin e ri në parti.
”Mirë se vjen në familjen e Kosovës Fituese, Prof. Dr. Emine Daci Zejnullahu!”, shkroi ai.
Haradinaj thotë se ekspertiza e saj në fushën e ekonomisë dhe yhvillimit të qëndrueshëm, janë vlera që i duhen shumë vendit.
Postimi i plotë:
Mirë se vjen në familjen e Kosovës Fituese, Prof. Dr. Emine Daci Zejnullahu!
Ekspertiza juaj në fushën e ekonomisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm, përvoja e pasur në organizatat ndërkombëtare si dhe kontributi juaj në arsimin e lartë, janë vlera që i duhen shumë vendit.
Kosova Fituese po forcohet çdo ditë me personalitete të këtij kalibri për të sjellë ndryshimin e vërtetë në qeverisjen e vendit. Me Prof. Dr. Eminen dhe mbarë ekipin tonë, jemi bashkuar të ndërtojmë një Kosovë që krijon mundësi për të gjithë, një Kosovë lidere të zhvillimit rajonal dhe anëtare të NATO-s.