Pesë votat e deputetëve të AAK-së nuk do të shkonin asesi për një qeveri të udhëhequr nga Albin Kurti. Këto deklarime i ka bërë në Rubikon kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai ka theksuar se është për qeveri të partive opozitare, por se nuk është për përjashtimin e pjesëmarrjes së Lëvizjes Vetëvendosje në një qeveri të drejtuar nga Bedri Hamza ose Lumir Abdixhiku.
Sipas Haradinajt mjafton që të mos ketë qeveri Kurti 3, pasi thotë se është në dëm të Kosovës.
“Po vërtetohet që kemi pasur të drejtë që bashkëpunimi me Kurtin është në dëm të Kosovës. Shiheni kush është, ja dëgjuat fjalorin. Edhe jo nuk mendojmë që është ndihmesë për qytetarët e Kosovës që ne me i jep mbështetje Kurtit 3. Jo nuk vjen në shprehje vota për Kurtin. Jo koalicion. Nëse qeverinë e udhëheqë njëri nga opozitarët edhe Vetëvendosje dëshiron me marrë pjesë nuk jam kundër, nëse e udhëheqë Bedri Hamza, Memli Krasniqi apo Lumir Abdixhiku ose unë nuk jam kundër edhe pjesëmarrjes më të madhe”.
“Qeveri të udhëhequr nga Kurti jo, jo Kurti 3 por të udhëhequr p.sh nga Lumir Abdixhiku e LVV nëse dëshirojnë me marrë pjesë ne një qeveri më e madhe, një qeveri të unitetit ose e udhëheqë Bedri Hamza e dëshirojmë një qeveri nacionale unë nuk jam kundër. Nuk jam kundër e as përjashtimit total të një strukturë më të madhe, por aleanca nuk ka votë për Kurtin 3”, tha Haradinaj në Rubikon