Egli Tako ka qenë banorja e përzgjedhur për hapjen e “Kutisë së Pandorës”, që si gjithmonë krahas avantazhit ka dhe një “disavantazh”.
Me hapjen e kutisë, Egli përfitoi një udhëtim çift në brigjet jugore të Turqisë.
E entuziazmuar, banorja tha se do të shkonte t’i shijonte këto pushime tepër të nevojshme për të me të ëmën.
Ndërsa sa i përket “të keqes”, iu kërkua që të çonte dy banorë në nominim “kokë më kokë”, ku ajo zgjodhi Xumin dhe veten e saj.