back to top
June, 6, 2025
spot_img
BallinaLajmeHamza nderon Dëshmorët e Mitrovicës

Hamza nderon Dëshmorët e Mitrovicës

- Advertisement -

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka kujtuar me krenari dhe respekt të thellë 6 Qershorin,  Ditën e Dëshmorëve të Mitrovicës, duke e cilësuar këtë datë si njëkohësisht ditë feste dhe krenarie për qytetin.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hamza ka nderuar të gjithë djemtë dhe vajzat mitrovicase që ranë heroikisht për lirinë e vendit.

“Sot, njëkohësisht, ditë festë dhe ditë krenarie. Është 6 Qershori, Dita e Dëshmorëve të Mitrovicës. Ndjejmë shumë krenari për djemtë dhe vajzat mitrovicase, që ranë heroikisht duke e mbrojtur atdheun.

Ishin dhe do të jenë përherë frymëzim për ne!

Respekt dhe nderim për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë tonë!”, ka shkruar Hamza në Facebook.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -