Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza u shpreh i gatshëm për një përballje televizive me Albin Kurtin. “Në cilëndo studio”, tha Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës.

Hamza tha se madje kjo është edhe “në të drejtën e publikut” që t’i sheh pretendentët për qeverisje të vendit tek ballafaqojnë programet dhe ofertën e tyre zgjedhore. A jeni i gatshëm për debat me kundërkandidatët, në këtë rast me Albin Kurtin?
Hamza: Sigurisht se po. Në cilëndo studio televizive, jo me qëllim për ne të dy, por për publikun. Publiku ka të drejtë me na pa se çka përfaqësojmë, me çfarëd programi e vizioni e ekipe garojmë. Normalisht prej meje gjithmonë brenda suazave të respektit reciprok.

