back to top
December, 3, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiHaliti tregon si ndodhi pajtimi mes Gazmend Muhaxherit dhe familjes së personave...

Haliti tregon si ndodhi pajtimi mes Gazmend Muhaxherit dhe familjes së personave që sulmuan atë muajin e kaluar

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Xhavit Haliti, i cili ishte njëri nga ndërmjetësuesit e pajtimit mes kryetarit të Pejës, Gazmnd Muhaxheri me familjen e personave e sulmuan fizkisht muajin e kaluar ka treguar se si kishte ndodhur ky pajtim mes të dyja familjeve.

“Gazin unë e kam mik, s’ka lidhje a është LDK a ku është, unë e respektoj shumë, edhe kur ka qenë në ORA e kam respektu edhe në kryesi të Kuvendit dhe ai është edhe kryetar i Pejës që jemi në koalicion me të dhe mua me ka ardhë keq ajo që i ka ndodh. Edhe familjen Lulaj i kam miq të vjetër, familjarisht njihemi dhe tu i shfrytëzu të dyja palët që i kam miq, i kam lutur të dyja palët dhe asnjëra nuk më ka refuzuar dhe u ulëm pa pasur nevojë me ba lutje të mëdha, por zotime nga të dyja palët që ne nuk e vazhdojmë këtë, duam të pajtohemi dhe u pajtuan”, tregoi Haliti.

Ai tha se, edhe pse për këtë veprim kishte marrë shumë kritika, prapë mendon se raste të tilla ëhstë mirë që të mbyllen, raporton Atv

“Kjo është mendoj një rast i mirë edhe pse kam lexuar komente, nuk duhet, duhet veç ligjit, por nganjëherë më mirë është me i ndërpre problemet sepse deri sa të veprojë ligji, mundet me vepru Maliqi. Sepse ne e njohim temperamentin e njëri tjetrit, e dimë se si janë përplasjet jo direkte me njëri-tjetrin, por përplasjet vinë për shkak të thashethemeve së kazasë dhe fshatrave që flasin për njëri tjetrin, jo tha ai kështu, jo tha ky kështu. Unë mendoj, jo vetëm ky rast, por të gjitha rastet me i mbyllë është mirë”, tha Haliti.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit